Shtatë të vdekur, dhjetra të helmuar kur doktorët i sugjeruan të pinin ‘lëng baterie’ para rrezeve X (fotot)

04/02/2022 17:01

Shtatë njerëz kanë vdekur dhe të paktën 20 janë helmuar pasi doktorët i sugjeruan të kapërdijnë lëng baterish para grafisë me rreze X.

Viktimat kishin pësuar vdekje me agoni dhe sëmundje kronike pas gabimit vrasës në spitalin diagnostik të Shën Petersburg në Rusi, shkruan britanikja The Sun.

Një doktor i vjetër është ndaluar nga autoritetet si pjesë e hetimit kriminal, i akuzuar për përdorim lëngjesh industriale që nuk mund të konsumohen nga njeriu.

Dr Yevgeny Popov akuzohet për vrasje nga neglizhenca dhe shërbim jashtë standardeve.

Pacientët kishin pirë “lëngun e baterive” në përgatitje të grafive me rreze-x për ekzaminime të ezfagut, stomakut dhe zorrëve në klinikën e tij.

Por shpejt ata kishin nisur të ndjenin simptoma të rënda të cilat ishin neglizhuar nga doktorët.

Të paktën katër pacientë kishin ndërruar jetë më pak se 12 orë pasi kishin pirë koktejlin vrasës.

Patoplogia Zhanna Shmidt tha për të përditshmen vendase ‘Moskovsky Komsomolets’: “Në këtë klinikë ata morën një pluhur të pacertifikuaar dhe e tretën në ujë”.

“Atyre u ishte dhënë lëng baterie. Kjo nuk është një shaka. Bateritë e makinave përmbajnë kripëra bariumi”.

“Me sa di unë ky pluhur teknik ishte shitur për kërkime labortorike jo për përdorim gojor”.

“Njerëzit ksihin pirë lëng baterie, i cili shkakton dëme të rënda në zorrë, djegie të rënda dhe helmim”.

Një grua 60-vjeçare ishte e para që u dërgua me urgjencë në spital por tragjikisht ndërroi jetë dy orë më vonë.

Babai i katër fëmijëve, 42 vjeçari Alexey Tsaryov, tha se ishte shtruar pas përkeqësimit të gjendjes kur u kthye në shtëpi pas ekzaminimit me rreze x.

Gruaja e tij Alexandra, tha: “Ai i tregoi doktorëve për simptomat që po kalonte por ata u përgjigjën se ishte normale. Ai kreu të gjithë procedurën por kur tha se nuk ndjehej mirë, mjekët e thanë ‘Shko në shtëpi, shtrihu.’”

“Por gjërat nisën të përkeqësoheshin. Ai tha se nuk ndjente më fytyrën, duart, dhe ndjente se një substancë helmuese ishte brenda tij”.

Vdekja më e fundit në lidhje me incidentin u njoftua sot.

Viktoria Andreeva tha se nëna e saj Tatyana, 66 vjeçe, kishte pësuar një vdekje të dhimbshme pasi kishte pirë substancën para rrezeve X.

“Nuk e kuptoj sesi mund një spital të rekomandojë një substancë që lëndon aq shumë trupin tënd sa të vdesësh brenda disa orëve. Është shumë e çuditshme”.

Më shumë se 20 të tjerë ishin helmuar nga substanca por kishin mbijetuar.

Autoritetet ruse kanë hapur një hetim kriminal për incidentet.

FOTO GALERI
1/6
Viktimat kishin pësuar vdekje me agoni dhe sëmundje kronike pas gabimit vrasës në spitalin diagnostik të Shën Petersburg në Rusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA