“Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi”, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon Për herë të parë nga dita kur hyri në politike Sali Berisha nuk mundi te regjistrohet për të marrë pjesë në një proces zgjedhor.
KQZ vendosi të heqë Komisionin e Rithemelimit të PD-së nga përbërja e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” duke pranuar regjistrimin e tij vetëm me dy subjekte zgjedhore, Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane.
Celibashi: Vendos të regjistroj si subjekt zgjedhor pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme vendore koalicionin e partive politike LSI dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë. Emri i koalicionit “Shqipëria e Lirisë”, partia udhëheqëse e koalicionit LSI. Kundër këtij vendimi mund te behet ankimin brenda 24 orëve ne Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Konfuzionin që mund të kenë votuesit ditën e zgjedhjeve e vuri në pah edhe juristi i Lulzim Bashës në KQZ, i cili kërkoi përjashtimin e Komisionit të Rithemelimit nga gara e 6 Marsit.
Marash Logu: S’duhet te regjistrohet. PD e përfaqëson si kryetar Lulzim Basha ne s’kemi ndërmend të bëjmë koalicion me asnjë.
Debati mes partive politike në sallën e KQZ nuk është më mes maxhorancës dhe opozitës, por ndërmjet PD dhe LSI. Përfaqësuesi i Monika Kryemadhit kundërshtoi argumentet e demokratëve duke këmbëngulur në regjistrimin e koalicionit të plotë.
Fjala e fundit i takoi komisonit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi të nxjerre nga “Shtëpia e Lirisë” Sali Berishën duke i lënë kandidatët e propozuar nga ai nën patronazhin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane.
Top Channel