Parlamenti i Malit të Zi sot pritet të votojë rrëzimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç.
Qeveria e Malit të Zi është në prag të rrëzimit pas mosmarrëveshjeve të koalicionit qeveritar të krijuar nga partitë opozitare që përmbysën qeverinë e Milo Gjukanoviçit pas 30 vitesh pushtet.
Nëse parlamenti voton për rrëzimin e qeverisë, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të duhet të shpallte menjëherë zgjedhje të prakohshme parlamentare, ndërsa qeveria e Krivokapiçit do të mbante pushtetin me një mandat teknik.
Kriza e pushtetit për shkak të mosmarrëveshjeve partiake, midis Kuvendit dhe Qeverisë, e po ashtu edhe brenda vetë Qeverisë, ka rezultuar me kërkesat për shkarkimin e të gjithë këtyre udhëheqësve në Mal të Zi.
Abazoviç kërkon shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiç. Kryeministri Krivokapiç kërkon shkarkimin e Abazoviçit. Opozita kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiç.
Një ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi nuk votoi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç. Shumica e deputetëve nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.
Top Channel