Lajm i mirë për Brdariç, Diagne rikthehet për ndeshjen me Laçin

04/02/2022 09:42

Skuadra e Vllaznisë ka marrë një lajm shumë të mirë përpara përballjes së “ferrit” me ekipin e Laçit. Shkodranët do të ndeshen këtë të dielë në orën 13:45 me kurbinasit për raundin e 19-të të Abissnet Superiore.

Pikërisht përpara kësaj sfide trajneri i “kuqebluve” Thomas Brdariç ka marrë një lajm shumë të mirë, Fallou Digane është rikthyer në stërvitje me ekipin, ndërsa është rikthyer në Shqipëri, pas largimit për arsye familjare.

Ky është një përforcim shumë i rëndësishëm dhe që pritet të ndikojë te forma e shkodranëve në një takim të një rëndësie të tillë.

Në pesë takimet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në kampionat dhe kupë Vllaznia ka marrë katër fitore dhe vetëm një barazim. Ndërsa deri më tani, këtë sezon shkodranët kanë qenë të vetmit që kanë mundur të marrin dy fitore nga kurbinasit.

Megjithatë nëse do bazohemi në renditjen në tabelën e Superligës Laçi ndodhet në pozita më të mira, duke u renditur në vend të dytë me 34 pikë, 6 më pak se Tirana e vendit të parë, teksa Vllaznia renditet e katërta me 30 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje të luajtura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA