Vendimi për Ilir Metën në Gjykatën Kushtetuese, Bledar Dervishaj shkon në seancë me dosje voluminoze

03/02/2022 10:12
Presidenti Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishaj ka marrë dosjen me 140 faqe mbrojtje, bashkë me provat për ta paraqitur para trupës gjykuese.

Dervishaj: Në asnjë moment nuk rezulton se Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Procesi hetimor kishte për qëllim vetëm hakmarrjen politike ndaj kreut të shtetit. Në periudha tranzitore katër mujore nuk ushtrohet asnjë veprimtari hetimore aq më pak shkarkim. Procesi i nisur politikisht për tu hakmarrë ndaj tij dhe për të shmangur vëmendjen nga problematikat që kishte procesi zgjedhor.

Në seancën e së martës u trajtua pjesa e kërkesave të Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA