West Bromwich Albion ka emëruar ish-in e Newcastle, Steve Bruce si trajnerin e tyre të ri në baze të një marrëveshjeje 18-mujore. 61-vjeçari zëvendëson Valerien Ismael, i cili u largua nga klubi të mërkurën pas një ecurie negative (një fitore në shtatë ndeshje).
Ish-trajneri i Aston Villas, Hull, Sunderland dhe Birmingham, u largua nga Newcastle në tetor, menjëherë pas marrjes së pronësisë së klubit nga Arabia Saudite.
Bruce ka përvojë të gjerë në nivelin e dytë të futbollit anglez, duke fituar dy herë promovimin në Premier League si me Birmingham City-n ashtu edhe me Hull City-n.
“Jam i lumtur që kam mundësinë të drejtoj një klub që ka histori dhe traditë kaq të madhe”, tha Bruce, ndeshja e parë e të cilit do të jetë në transfertën e Sheffield United, më 9 shkurt. – “Nuk e kisha parashikuar që do të kthehesha në menaxhim kaq shpejt, por sapo mora një telefonatë nga Ron Gourlay (shefi ekzekutiv), e dija se nuk mund t’i rezistoja sfidës për ta kthyer këtë klub atje ku meriton të jetë.”
Top Channel