Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e presidentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.
Përgjatë dy orëve juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre procesi ndaj ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puç institucional ndaj Presidentit.
BLEDAR DERVISHAJ KESHILLTAR JURIDIK I PRESIDENTIT — Në mënyre fiktive Kuvendi i legjislaturës së shkuar inicioi një proces hetimor, politik, fiktiv të demtuar me urdhër nuk ishin nga ato që ta legjitimonin ngritjen e komisionit të asaj natyre. Sepse nuk ka pasur dhe s’ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit sipas asaj që dikton kushtetuta.
Shtylla kryesore e mbrojtjes së kreut të shtetit ishte vënia në pikëpyetje e legjitimit të Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën si President. Juristi Bledar Dervishaj solli në vëmendje faktin se në periudhë tranzitore Kuvendi, nuk ka legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore.
DERVISHAJ: Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky shqyrtim kushtetues të përfundonte brenda legjislaturës së kuvendit të vjetër që investoi me kot gjykata kushtetuese. Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve të 25 Prillit që nuk lejohet
Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje per juristet e kreut te shtetit të cilët kërkuan 48 ore për tu pergatitur. Kërkesa bëri që seance gjyqësore të shtyhej serish për datën 7 shkurt.
Top Channel