Deputetët janë mbledhur sot në seancë e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut është bërë temë për debat në nisje të seancës, mes kreut të grupit të PD Alibeaj dhe kreut të grupit të PS, Balla.
Enkelejd Alibeaj tha se i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, ndërsa shton se ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë sa më të pakta dhe të harmonizuara mes palëve.
Ndërsa Taulant Balla teksa tha se duhet të marrë fund politizimi i kësaj çështjeje, kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit. Kjo kërkesë u miratua në Kuvend!
Alibeaj: E kemi bërë të qartë me qëndrimin tonë në lidhje me procedurat që ky parlament duhet të marrë lidhur me nismat kushtetuese, që u paraqitën nga ju dhe ne. Sipas rregullores së parlamentet për ndërhyrje në aktin më të madh ligjor q është kushtetuta duhet të ndiqnin të njëjtën rrugë. Në një proces i cili duhet të ishte gjithëpërfshirës për çdo iniciativë për ndërhyrjen në kushtetutë. Këtë e kemi kërkuar me kulm dhe kemi parë refuzimin e mazhorancës për ti shqyrtuar në mënyrë të përbashkët këto iniciativa, për këtë arsye procesi i deritanishëm është i njëanshëm, edhe momenti i përfundimit të veprimtarisë dhe futja e tyre në draft kalendar. Kushtetua është akti që duhet të ndërhyhet sa më pak ose të jetë një ndërhyrje e njëjta që të mos ndryshojë këtë akt. Procedurat të jenë të harmonizuara në proces.
Balla: Ne kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve kalendarin dhe ndryshimet kushtetuese janë të tilla që afatet janë të përcaktuara me shumë rigorozitet nga ana e kushtetutës dhe e rregullores. Asnjëri prej nesh nuk mundet ti shmanget detyrimit që vendos rregullorja që ndryshimet e kaluara në mbledhjen e këshillit të legjislacionit të kenë një afat 14 ditor-21 ditor. Kjo hapësirë mes datës 10 shkurt dhe 17 shkurt është hapësira e vetme që ka lënë rregullorja. Jo më vonë se data 17, nuk ka lënë rregullorja asnjë hapësirë për të negociuar. Jemi të detyruar ta fusim në datën 10, data 17 ka ato pikëpyetjet e veta. Do ftoja kolegët e PD të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi. Nuk është një procesi që duhet politizuar dhe duhet bërë pjesë e agjendave të tjera politike. Është një proces i suksesshëm i pastrimit të sistemit të drejtësisë të personave të paaftë për të bërë drejtësi. Ndërgjegjja jonë për dobinë e vettingut si një prej shtylla kryesore të reformës duhet të kalojë agjendën politike të secilës prej ne. PS asnjë moment si ka konsideruar si propozime të veta, por të ardhura nga ekspertë të huaj që kanë këshilluar procesin nga dita e parë. Ose do ta respektojmë rregulloren dhe kushtetutën siç është, nuk e konsideroj rregulloren e Kuvendit si llastik! Seanca të shprehet me votë për përfshirjen në rendin e ditës më 10 shkurt të raportit dhe ndryshimet ndryshuese që bëjnë të mundur zgjatjen e procesit të vettingut.
Top Channel