Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ndodhet në Bilisht për t’i dhënë një zgjidhje problemit të punonjësve të fasonerisë.
Ajo sqaroi se “Qeveria është e angazhuar për respektimin e ligjit. Jemi në suport të punonjësve që kushtet e punës të respektohen. Punonjëset paguhen për 22 ditë ndërkohë punojnë 28 ditë pune, në mosrespektim të kodit të punës, e shtuna dhe e diela nuk paguhen 25% më shume.”
Mbi 100 punonjëse të një fasonërie në qytetin e Bilishtit protestuan për shkak se nuk kanë marrë pagën minimale sipas ligjit.
Edhe pse punëdhënësi bën pagesat e tyre përmes sistemit bankar punonjëset tregojnë se pagesa që ato marrin është më e pakët se ajo që parashikon ligji bazuar në ditët e punës në muaj.
Pyetje: Ministre keni konstatuar disa shkelje sot, pse nuk po vendosni gjoba?
Ibrahimaj: Ne do marrim masat e parashikuara në ligj, do jemi në verifikim, kemi marrë dokumentacionin. Do monitorojmë shkeljet për mospagesën ekstra.
Pyetje: Zonja ministre, përse janë këto protesta në këtë sektor, jo vetëm në Bilisht?
Ibrahimaj: Kam ardhur për rastin konkret. Inspektorati punës nuk verifikon dot pagesën shtesë.
Pyetje: Mjafton një kontroll në fundjavë?
Ibrahimaj: Këtë do kërkoj nga Inspektoriati i Punës sot. Sektori ka probleme, ka pasur protesta të herëpashershme, që vijnë si pasojë e mos informimit dhe shkeljes se bizneseve. Kjo që po ndodh sot do shtrihet në gjithë Republikën.
Pyetje: Rritja e çmimit të naftës ndodh menjëherë sapo ndodh rritja e bursës. Kjo hedh hije për monopolizim. A keni hetuar, a do të hetoni?
Ibrahimaj: Në fakt tregu i monopolizuar nuk shfaq këto parametra. Çmimet e bursës dhe nënproduktet ka muaj që janë në rritje. Ka që në 2020 që ka nisur një rritje do të vazhdoj e për 6 muaj të tjerë. Shqipëria është pricetaker e jo maker. Detyrimisht do ketë rritje të çmimit të naftës.
Pyetje: Ditën e djeshme në daljen publike qeveritare thatë se do merrni masa? Çfarë konkretisht?
Ibrahimaj: Unë thashë që qeveria mund të ndërhyjë me politika mbështetëse kur ka rritje të qëndrueshme dhe parashikohen rritje të parashikueshme kur nuk do bien në nivel. Parashikohen ende rritje të çmimit të naftës, kjo vjen për çmimin në botë.
Pyetje: A do ndihmoni xhepat e qytetarëve shqiptarë këtë 6 mujor në Shqipëri?
Ibrahimaj: Këtë 6 mujor do shohim si do ecë rritja e çmimit të naftës, jemi me monitorim. Ende asnjë politike për rimbursim të politikës së naftës, siç kanë bërë vendet jashtë.
Ato që ju thashë, sot do publikojmë analizë të caktuar, përqindjen e taksave etj. Do e bëjmë për të gjithë për publikun, për peshën e taksave dhe naftës.
Top Channel