Një 51-vjecar i identifikuar me incialet F.Sh., banues në Bilisht, është proceduar penalisht nga policia e Korçës për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Bilishtit, në subjektin rrobaqepësi që administron, rezultoi se dy punonjëse nuk ishin të përfshira në skemën e detyrueshme të sigurimeve, duke shmangur detyrimet tatimore të subjektit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Ditën e sotme, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ishte në Bilisht për t’i dhënë një zgjidhje problemit të punonjësve të fasonerisë.
Ajo sqaroi se “Qeveria është e angazhuar për respektimin e ligjit. Jemi në suport të punonjësve që kushtet e punës të respektohen. Punonjëset paguhen për 22 ditë ndërkohë punojnë 28 ditë pune, në mosrespektim të kodit të punës, e shtuna dhe e diela nuk paguhen 25% më shume.”
Para disa ditësh, mbi 100 punonjëse të një fasonërie në qytetin e Bilishtit protestuan për shkak se nuk kanë marrë pagën minimale sipas ligjit.
Edhe pse punëdhënësi bën pagesat e tyre përmes sistemit bankar punonjëset treguan se pagesa që ato marrin është më e pakët se ajo që parashikon ligji bazuar në ditët e punës në muaj.
Top Channel