Një tjetër shqiptar është gjendet i vdekur në Belgjikë, pak ditë pas vrasjes së Bledar Muçës.
Sipas mediave vendase, 39-vjeçari Klodian Turja është gjetur i pajetë me plagë pas koke, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse është vrarë apo është rrëzuar dhe ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.
Ai është gjetur i pajetë në fund të shkallëve të pallatit nga fqinjët rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur pranë një blloku apartamentesh në zonën e Roeselare, ndërsa raportohet se fqinjët dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe kur shkuan për të parë gjetën trupin e pajetë të burrit në fund të shkallëve.
“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës. Hetuesit po ekzaminojnë vendndodhjen. Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit”, thanë prokurorët belgë.
Kujtojmë se Bledar Muça 43 vjeç u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij rreth orës 23.00 të 22 janarit. Autorët pasi e kanë qëlluar brenda makinës së tij, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Top Channel