Nga rritja e çmimit të naftës tek banesat e ‘5 majit’, Ahmetaj sqaron: Të gjithë do trajtohen njëlloj me 100% të metrave katror

03/02/2022 12:33

Zv kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në Kuvend për marrëveshjen me Greqinë, për cmimin e naftës dhe për prishjen e banesave tek 5 maji.

Teksa po fliste për rritjen e çmimit të naftës, po e ndërpriste një deputet të cilit Ahmetaj i tha: “Merr fjalën dhe fol, e kemi provuar vetë të flasim ashtu dhe kemi dështuar.”

Ndërsa për prishjen e banesave tek 5 maji në kuadër të procesit të Rindërtimit, Ahmetaj tha se do të trajtohen njësoj të gjithë, pavarësisht se rreth 60 ndërtime janë të palegalizuara. Në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se nëse dikush ka banesë apo dyqan 200 metra katror, do të marrë po aq në këmbim, qoftë apo jo i legalizuar.

Ahmetaj: I referohem një momenti të marrëveshjes dhe më pas vijojmë me cështjet e ditës të interpretuara dhe me emocionet e ditës duke harruar faktet dhe duke shtrembëruar statistikat.

E kuptoj pathosin e dikujt që do të bëhet opozitar. Shqipëria, në raport me procesin e integrimit është i avancuar dhe ka 3 vjet që Komisioni Europian thotë se i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ka pasur probleme me vendet e tjera. Qeveritë kanë bërë punët e veta. Sot është taksative e thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Pastaj filozofia e çmimit të natës. Sa është çmimi i naftës, midis 190 dhe 194 lekë. Ky çmim ka qenë deri në 2009. Cila është diferenca? Taksa e qarkullimit ka qenë 7 lekë, sot është 27 lekë. Pse pyetja lind paska qenë çmimi njësoj kur taksa ka qenë më e ulët? Është naivitet të thuash qeveria. Ka të bëjë me tregun, po, është hequr ngarkesa nga makinat dhe është zhvendosur tek çmimi i natës. Merr fjalën dhe fol, e kemi provuar vetë të flasim ashtu dhe kemi dështuar. Shqipëria nuk është eksportues i naftës.

Dhe një sqarim për 5 majin, janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Dua të sqaroj qytetarët fare thjesht, rreth 60 janë ndërtime të palegalizuara. Qeveria ka vendosur që dhe ata që janë të palegalizuar e ata që janë të legalizuar do të trajtohen njësoj. Nëse dikush ka banesë apo dyqan 200 metra katror, do të marrë në shkëmbim 200 metra katror, nuk ka rëndësi nëse është apo jo e legalizuar. Edhe një i legalizuar apo i palegalizuar do trajtohen njëlloj me 100% të metrave katror.

Top Channel