Mbyllet kopshti ku humbi jetën 3-vjeçari! Jepej mësim në kundërshtim me ligjin, ja shkeljet që u gjetën

03/02/2022 16:48

Kopshtit privat “Flatrat e Dijes” në Fier, ku humbi jetën në rrethana të paqartë një fëmijë është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.

Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

1- Nuk ka drejtues Didaktik.

2- Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.

3- Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.

4- Nuk plotëson standardet infrastrukturore.

5- Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.

6- Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit.

Ndërkohë, gjykata e Fierit ka lënë në burg edukatoren Redina Binjakun. Ajo është e dyshuar për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë.

Ngjarja e rëndë u shënua në 7 janar, rreth orës 13:00. 3-vjeçari ndërroi jetë në klasë. Fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa jetë, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë.  Familjarët e të miturit kërkojnë drejtësi pasi nuk besojnë që është mbytur aksidentalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA