‘Mbretëresha’ e kartelit të drogave qëllohet 20 herë në tentativën e vrasjes, por mbijeton (fotot)

03/02/2022 21:33

Një “mbretëreshë” e një karteli brazilian drogash i ka mbijetuar çuditërisht një breshërie plumbash të qëlluar drejt saj në një tentativë eliminimi, teksa ishte në arrest shtëpie.

Kriminelja e mbuluar me tatuazhe Camila Marodin akuzohej për trafik drogash, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ajo ishte liruar në arrest shtëpie dhe i ishte vendosur rrethi gjurmues në kavilje, por teksa kthehej në shtëpi nga dyqanet në qytetin Curitiba u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë e parkuar qe e priste.

Sipas raprotimeve asnjë nga më shumë se 20 plumbat e qëlluar drejt Marodin nuk kishin arritur ta godisnin, ndërsa shoqëruesja e saj u dërgua në spital e plagosur.

Në pamjet video tregohet makina e saj që hyn në rrugën e shtëpisë dhe dyshja që del, para se të përpiqen në panik për t’u mbrojtur kur nisin të shtënat.

Atentati ndaj Marodin vjen pas vrasjes së bashkëshortit të saj Ricardo Marodin gjatë ditëlindjes së një prej fëmjëve të tyre në nëntor, disa ditë para se gruaja të arrestohej.

Mediat vendase thonin se Camila Marodin ishte bërë një nga lideret e bandës pas ekzektimit të bashkëshortit.

Camila u arrestua në qytezën e Matinhos, por mohon të gjitha akuzat kundër saj.

Avokati i saj Claudio Dalledone tha se gruaja ka ndërruar shpesh adresë prej kërcënimeve ndaj jetës.

Bashkëshorti saj i vrarë Ricardo, dyshohej se drejtonte bandën e trafikut dhe luftën që kishte shpërthyer me bandat rivale.

FOTO GALERI
1/7
Një “mbretëreshë” e një karteli brazilian drogash i ka mbijetuar çuditërisht një breshërie plumbash të qëlluar drejt saj në një tentativë eliminimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA