Operatori i “EkonomiaOnline”, Albion Selitaj është arrestuar në Kosovë gjatë kohës që po kryente detyrën.

Mësohet se Selitaj, së bashku me ekipin e tij ishin duke ndjekur një konferencë të ndërmarrjes AgroKosova Holding që kritikonte vendimin e marrë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për tërheqjen e aksioneve.

Gjatë kohës që konferenca vazhdonte, mediave iu kërkua të lironin hapësirën, ndërsa operatori po largohej, kishte kërkuar nga policia të mos ushtronin presion pasi mund të dëmtoheshin pajisjet e punës.

AKP për të zbatuar vendimin, kishte kërkuar ndihmën edhe të Policisë së Kosovës.

Për arrestimin e Selitajt ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla”, thuhet në reagimin e AGK-së.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel