“Eh moj kasolle ku na mblodhe?”/ Spiropali-Berishës: Ndrysho që të kemi shpëtim se Basha ka mësuar kasetën

03/02/2022 13:05

Ministrja Elisa Spiropali ka ironizuar fjalën e Sali Berishës në Kuvend duke i thënë shprehjen “Eh moj kasolle, ku na mblodhe”, duke iu referuar faktit se Komisioni i Rithemelimit është në koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit.

Ndërsa i bën thirrje Berishës që të ndryshojë në mënyrë që të shohin ndryshim dhe tek Basha. Sa i përket këtij të fundit, thotë se pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, “presim sërish këngën e himnit me zërin e stonuar”.

Spiropali: E kuptoj carë po bëni. Po i bini derës tonë që të dëgjojë brava jonë. Por as dera jonë nuk ka ndërmend të tundet dhe as brava e tyre nuk ka ndërmend të shembet. Doli më e fortë sesa e kishit menduar por për t’iu kthyer asaj që thatë dhe se me 7 mars, biri juaj do thotë, bandat e Saliut, Metës e Ramës vodhën zgjedhjet, por beteja jonë sapo ka filluar. Besoj është e kotë t’i paraprini, lëre të bëjë fjalimin e tij sepse ngjan si dy pika uji. Të paktën ndryshoni ju se ai nuk ndryshon. Ai ka mësuar kasetën dhe ndryshoni ju që të kemi shpëtim. Meqë në zgjedhjet e pjesshme jeni ndarë në shtëpi të ndryshme, më vjen në mendje një shprehje “Eh moj kasolle, ku na mblodhe” dhe jeni mbledhur të gjithë.

5 herë a 7 herë rresht ka humbur biri juaj zgjedhjet.Sërish presim këngën e himnit me zërin e stonuar. Ato ëndrrat me narkoqeveri e me pushtim të drogës nuk ua bazojnë kund as partnerët me të cilët keni probleme kohët e fundit, as në raporte, as të partnerëve amerikanë, as ata që punojnë ngushtësisht me policinë e shtetit se ky nuk është vend i krimit sic do të donit ju, ka problemet e veta në përballjet me krimin e korrupsionin por ka vendosur që drejtësinë ta ndryshojë radikalisht. Ajo kasollja, pavarësisht që ndahet në anekse, është e njëjta dhe nuk i imponohet dot Shqipërisë, as qeverisë, as këtij vendi, as këtij populli që e ka votuar.

Top Channel