Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Në një konferencë shtypi me homologun polak në Pragë, kryeministri çek Petr Fiala, njoftoi sot marrëveshjen për një minierë gjigante qymyri që kishe përçarë Varshavën e Brukselin.
Miniera e hapur në jugperëndim të Polonisë furnizon një central të rëndësishëm elektrik në vend.
Por Çekia e Gjermania ishin ankuar se miniera krijonte ndotje akustike, pluhur dhe kontaminim të ujërave nëntokësore.
Lideri polak tha se shpresonte që Çekia të tërhiqte ankesën e saj në gjykatën e BE dhe që problemi të merrte fund.
“Ne nuk mund të përballojmë mbylljen e minierës pasi kjo do të sillte mbylljen e centralit elektrik të Turov”, tha Moraviecki.
“Centrali është pjesë e sistemit tonë të energjisë dhe punëson më shumë se 20 000 njerëz në rajon”, shtoi lideri polak.
Në shtator gjykata e BE urdhëroi mbylljen e impjantit minerar të shoqëruar me gjobë 500,000 euro në ditë, deri në realizimin e masës.
Por në një seri debatesh me Brukselin qeveria e Morawiecki ka refuzuar të mbyllë minierën apo të paguajë gjobat.
Akordi i ri parashikon që Polonia të monitorojë zhurmën e shkaktuar nga miniera, si dhe ndotjen e cilësisë së ujit e të ajrit.
Sipas akordit të ri miniera do të vijojë funksionimin deri në vitin 2049.
Top Channel