Breshka 50 kg bie në rrjetat e peshkatarëve në afërsi të ishullit të Sazanit
03/02/2022 11:03
Një breshkë rreth 50 kg e llojit kareta-kareta është kapur nga peshkatarët në afërsi të Sazanit, rreth dy milje larg ishullit.
Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve.
Pasi është pastruar nga këta të fundit, është lëshuar sërish në det.
Bëhet fjalë për një specie të vecantë që është shtuar së fundmi në ujërat e detit Jon dhe Adriatik.
Top Channel