Berisha mori fjalë disa herë, Salianji: Abuzim, PD nuk është pronë e tij!

03/02/2022 13:34

Në fjalën e tij të mbajtur në foltoren e Kuvendit, deputeti i PD, Ervin Salianji tha se nënkryetarja Ermonela Felaj i dha disa herë fjalën Sali Berishës duke i marrë kohën deputetëve të tjerë.

Sipas Salianjit, askush nuk është Partia Demokratike pasi partia është një pasuri publike që është ndërtuar me sakrificën e madje gjakun e demokratëve.

Salianji: I jep fjalën ish kryetarit të PD duke gjetur pretekste për ti marrë kohën deputetëve. Një teatër i shpifur nuk nderon askënd, kjo është të abuzosh me detyron dhe të fyesh të gjithë deputetët e tjerë që presin në radhë. Nga ana tjetër padiskutim që parafolësi flet për PD, (Petro Koçi) ia ka ardhur dita sot, për të njëjtën gjë ka bërë edhe vetë te PSV në ‘91 kur dilte me ish kryetarin e vet atëherë. Të njëjtën gjë edhe ministrja që foli, kur nuk i quanit socialistë poir 99-sha.

Kjo pjesa e të marrtit me PD është serioze. Lidhet me një koncept pronësor që do të doja ta thoja pak më parë kur kisha fjalën. Askush nuk është PD se ma jepni fjalën se u përmend PD. PD është një pasur publike që është ndërtuar me sakrificën e gjakun e demokratëve. PD nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha, por do të jetë pronë e demokratëve që kanë kontribuar. Edhe në këtë kuptim është një shkelje tjetër që jepet fjala ku diskutohet për këtë.

Top Channel