Berisha mbështet protestuesit para Kuvendit: I bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me ta

03/02/2022 11:34

Ish lideri i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend dhe është ndalur për të folur para gazetarëve për protestën e banorëve të 5 majit dhe Laprakës.

Ata ishin para godinës së Kuvendit për të protestuar për prishjen e banesave ndërsa tani janë zhvendosur para ambasadës amerikane.

Në fjalën e tij, Berisha tha: “Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë çnjerëzor, dhunim flagrant i lirive të drejtave të qytetarëve, mashtrim me kullat që ndërtohen në trojet e tyre. 

Theksoj se ekziston ligji i posedimit të pronës që sipas një afati të caktuar, ai që posedon pronën gëzon të drejtat e pronarit dhe pronari dëmshpërblehet. Qeveria prapa saj, në mënyrë që t’i shpallin të paligjshëm, të marrin katet që duan për vete, sillen në këtë mënyrë ndaj banorëve, i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të solidarizohen me ta.”

Sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit u shpreh: “Anëtarët e PD kanë sot kandidatët më të shkëlqyer dhe kandidatët e fitores të paraqitur para jush 3 vite më parë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA