Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për Dardan Molliqajn dhe Adem Megjuanin, të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, tha ajo.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, teksa po shkonte në një emision televiziv.

Molliqaj është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë.

Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, sepse ai ishte ofenduar nga zyrtarët policorë.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani është arrestuar sot pasi sulmoi policin gjatë protestës.

Megjuanit u ndalua për 48-orë, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA