Gruaja merr peng burrin, e torturon me ujë të nxehtë pas pretendimeve se abuzoi me të bijën (fotot)

02/02/2022 16:11
''Ankimuesit iu derdh ujë mbi kokë dhe u urdhërua të pranonte abuzimin seksual”. tha prokurori

Një nënë e tre fëmijëve në Britani ka marrë peng një burrë dhe më pas e ka torturuar për më shumë se 12 orë pas pretendimeve të rreme se kishte abuzuar me të bijën e saj.

33-vjeçarja Sarah Davies bëri akuzat ndaj ish-të dashurit të saj Mark Kennedy, të cilin e kishte torturuar duke i hedhur ujë të nxehtë në kokë dhe i kishte fikur cigare në krah.

Ai ishte marrë prej saj me makinën e tij, me një qese plastike dhe peshqir në kokë, kohë për të cilën ai thoshte se “besoja se do të vdisja”.

Fillimisht  Davies i kishte kërkuar Kennedy të paguante për një operacion estetik që ajo kërkonte të kryente, pasi kishte mësuar se do të merrte një pagesë trashëgimie.

Më pas ajo e kishte akuzuar se kishte ngacmuar vajzën e saj dy-vjeçare, në akuza që deri tani rezultojnë të pabaza.

Gjatë pengmarrjes Kennedy ishte goditur në kokë me një shufër hekuri dhe ishte kërcënuar se do t’i pritej fyti e do të varrosej në kënetë, nëse nuk pranonte se kishte abuzuar me vajzat e pengmarrëses.

Davies dhe një miku i saj mashkull që e kishte asistuar, ishin përpjekur të merrnin një pranim në video nga Kennedy teksa ai rrihej dhe torturohej me cigare të ndezura.

Kennedy më pas ishte liruar dhe ishte urdhëruar të dorëzonte 10,000 paundë, por ai kishte shkuar në polici.

Viktima në të 40-at e tij, tha në deklaratën në polici: Gjatë pengmarrjes time u detyrova të duroj gjëra të tmerrshme, degraduese, edhe pse nuk kisha bërë asgjë nga ato që më akuzonin, si justifikim për të më lënduar”.

Isha i tmerruar dhe dridhesha kur ata më ulërisnin. Ata më vendosnin një peshqir në kokë dhe nuk e dija ç’do të ndodhte më pas. Mendoja se do të më vrisnin por më hodhën ujë të nxehtë në kokë dhe unë ulërita”.

“Ata më kërcënuan të më vrisnin dhe të më varrosnin në kënetë, gjithçka mund të mendoja ishte vetëm familja ime”.

Dje në gjykatën e Manchester, Davies, nga Salford, pranoi pengmarrjen e shantazhin dhe u dënua me gjashtë vjet e katër muaj burg.

Bashkëpunëtori Steven Wynnyk, 41 vjeç nga Oldham u burgos për nëntë vjet për pengmarrje, shantash dhe lëndime trupore.

Në gjykatë u tha se Kennedy kishte nisur të jetonte me Davies prej qershorit dhe së bashku kishin detyruar Kennedy të tërhiqte 150 paundë në automat që Davies të kryente ndërhyrjen e ‘fryrjes së buzëve’.

Prokurori Robert Dudley, tha: “Zoti Kennedy kur refuzoi ishte qëlluar me shuplakë dhe Davies e akuzoi se e bija e akuzonte si pedofil dhe pervers.”

”Ankimuesit iu derdh ujë mbi kokë dhe u urdhërua të pranonte abuzimin seksual”.

“Të dy të akuzuarit e dinin se zoti Kennedy priste një trashëgimi nga babai i tij dhe e kërcënuan me një thikën që ia mbanin fyt”, shtoi akuza para dhenies se vendimit.

FOTO GALERI
1/5
Një nënë e tre fëmijëve në Britani ka marrë peng një burrë dhe më pas e ka torturuar për më shumë se 12 orë me pretendime të rreme

Top Channel