Në një gjest të tmerrshëm 33 vjeçari italian F.C., i cili punon si mësues në Lombardi, i ka vënë dje flakën vetes para kazermës së karabinierëve në qytezën Rende pranë Cosenza, sipas raportimeve.
Personi ka pësuar lëndime të rënda dhe djegie në 70% të trupit.
Ai u dërgua në spitalin e zonës pas tentativave të shpëtimit nga vendasit.
Dëshmitarët thanë se burri pa thënë asnjë fjale kishte zbritur nga makina e tij me bidonin e benzinës në dorë dhe kishte ecur drejt hyrjes së selisë së karabinierëve, ku i vuri flakën vetes.
Në ndihmë i erdhën të parët punonjësit e një gomisterie aty pranë.
Raportimet vendase thonin se mësuesi 33 vjeçar ishte pezulluar nga puna për tre muaj pasi nuk ishte vaksinuar.
Imazhet e rënda të videos së gjestit ekstrem u bënë virale në rrjetet sociale.
In Italy, a man set himself on fire in protest of vax mandates after losing his job. Take a look.pic.twitter.com/uhVTmuqIYo
— Steve Hanke (@steve_hanke) January 31, 2022
Italia ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 në janar për njerëzit mbi 50 vjeç, vend i i vetëm në Evropë që e bën diçka të tille. Autoritetet thonë se kjo bëhet për “të reduktuar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore” por çdo javë në vend zhvillohen protesta të gjera anti-vaksinime me akuza diskriminimi e korrupsioni ndaj qeverisë së kryeministrit teknik Draghi.
Top Channel