Komitetit Olimpik kombëtarë Shqiptarë sëbashku me federatën shqiptare të peshëngritjes kanë zhvilluar javën e shkuar një takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik Italian për një bashkëpunim në lidhje me përgatitjen e sportistëve tanë të cilët në mungesë kushtesh dhe infrastrukture, të munden të stërviten në kushte normale në kuadër të përgatitjeve të tyre për Lojrat Olimpike Paris 2024 dhe për të gjitha akvitietet ndërkombëtare brenda këtij 2 vjeçari të mbetur deri në olimpiadë.
Ndërkohë flamurmbajtësja e federatave shumësportëshe prej kohësh tashmë është ajo e peshngritjes e cila ka falë arritjeve të sportistëve të saj tashmë ka fituar të statusin e të qënurit protagoniste në federatat ndërkombëtare të cilat i kanë besuar edhe zhvillimin e disa aktiviteteve që do të organizohen për herë të parë në Shqipëri.
Ky do të jetë një vit i ngjeshur për sportin e peshngritjes i cili jo vetëm do të organizojë këto aktivitete por me sportistët elitarë si Briken Calja apo Erkand Qerimaj do të jetë sërish pretendente për zonën e medaljes.
Top Channel