Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që duke nisur nga dita e sotme, heq të gjitha kufizimet kundër koronavirusit, edhe pse infektimet nga Omicron në këtë vend, ka mbërritur nivele rekord.
Shteti skandinav Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve.
Danimarka kishte bërë një eksperiment duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar. Klubet e natës do të rihapen dhe po ashtu një numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Vetëm disa masa do të vazhdojnë të mbeten në fuqi kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen. Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.
Mbi 60 për qind e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së e cila është më pak se 45 për qind.
Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur kundër formave të rënda të sëmundjes.
Duke qenë se niveli hospitalizimeve atje është më i ulët krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë, disa shtete evropiane, përfshirë Francën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se këto shtete po regjistrojnë shifra të larta të rasteve me variantin e ri të koronavirusit.
Top Channel