Në pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes shihen manovrat e zjarrit të Divizionit të 150.
Në fushatën e stërvitjes luftarake u përfshin tanke dhe autoblinda të armatosur këmbësorie që qëllonin me predha në shkretëtirat jugore të Rusisë.
Zhvillimi vjen teksa Këshilli i Sigurimit të OKB u mblodh për krizën në Ukrainë, dhe Uashingtoni kërkoi sanksione të reja.
Frika e një inkursioni rus është shtuar javët e fundit, megjithatë mohimet nga Moska dhe thirrjet e presidentit ukrainas ndaj perëndimit për të mos nxitur panik. “Nuk kemi nevojë për panik,” tha Zelensky në një konferencë me mediat e huaja, duke theksuar nevojën e stabilizimit të ekonomisë së dëmtuar të vendit.
Ai shtoi se kërcënimi aktual nuk është më i madh se akumulimi i trupave ushtarake në këtë zonë pranverën që shkoi. Perëndimi thotë se Rusia ka dislokuar mbi 100,000 trupa e mjete luftarake përgjatë kufirit me Ukrainën.
Top Channel