Pamje të rënda video tregonin sot momentet kur një vajzë 3-vjeçare u lëshua në gropën e ariut në një kopsht zoologjik në Uzbekistan nga nëna e saj, e cila po hetohet për tentativë vasjeje.
Pamjet nga qyteti Tashkent tregojnë të voglën që lëshohet në ndarjen 5 metra të thellë të kafshës. Ariu i quajtur Zuzu, iu afrua fëmijës dhe e nuhati, raporton rrjeti vendas East2West News.
Kujdestarët e kopshtit më pas arritën ta joshnin kafshën në një ndarje tjetër dhe shpëtuan fmëijën, e cila pësoi vetëm plagë nga rënia, sipas agjencisë.
Nëna e saj mund të dënohet tashmë me 15 bvjet burgim nëse shpallet fajtore për ngjarjen e tmerrshme, në dukje të qëllimshme.
“Një grua e re ka lëshuar një vajzë të vogël në ndarjen e ariut. Është krejtësisht e paqartë se cili ishte motivi i saj,” tha një zëdhënës i kopshtit zoologjik.
“Si vizitorët ashtu dhe stafi i kopshtit u përpoqën ta ndalonin atë të bënte aktin e rëndë por nuk ia arritën. Kemi frikë të mendojmë se si do të kishte shkuar nëse ariu do të vepronte sikur fëmija të ishte preja e tij”.
“Por Zuzu u ngrit ngadalë eci drejt fëmijës e nuhati dhe nisi të largohej”, tha zëdhënsja.
Top Channel