Një agjent policie denoncon se është kërcënuar gjatë hetimeve për protesten e 8 janarit të mbajtur në selinë e PD.
Siç bëjnë me dije burimet e Top Channel, Alket Pashaj shpjegon se mbasi arrestoi protestuesin Stivi Luku, efektivi u telefonua nga babai i të riut.
‘Ai më telefonoi në numrin e punës mbasi unë kisha kryer veprimet proceduriale dhe më tha ; Alket Pashaj nuk e ke idenë në çfare sikleti i ke futur fëmijët e tu. Po nuk më nxore djalin tani nga burgu unë do të zhduk ty dhe fëmijët e tu” thotë oficeri i policisë në kallëzim.
Policia mbasi i pyeti të gjitha palët është e bindur se oficeri u telefonua për tu shantazhuar.
I vënë nën presion nga ky shtetas që e ka paralajmëruar se do ta gjente kudo që të ishte , oficeri i ka treguar se ndodhej në krye të detyrës dhe se kërcënuesi mund të paraqitej në drejtorinë vendore Tiranë. Me kërkesën që ti nxirrte djalin nga policia , të njejtat kërcënime Gazmir Luku ia ka shqiptuar edhe përballë.
Pasi gjykata i ka liruar të gjithë, babai i të arrestuarit siç thotë oficeri Alket Pashaj u telefonua përsëri jo vetëm duke u kërcënuar por edhe duke u ironizuar.
“Djalin tim e nxora nga burgu , prandaj gjej vend dhe futu se ta di shtëpinë dhe fëmijët ku i ke” , i shkroi mbas vendimit të gjykatës babai i protestuesit të 8 janarit.
Por shtetasi Gazmir Luku këmbëngul se mbasi e pyeti oficerin se përse ja kishte arrestuar të birin , polici iu përgjigj; “Kështu kam dashur” , ndaj kjo fjali e ka shtyrë t’i shkruajë në telefon.
Top Channel