Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Per te 11 herë brenda dy muajve te fundit Greqia regjistron numër treshifror vdekjesh nga koronavirusi.
Me 119 persona qe kane humbur jetën ne 24 orët e fundit, 12 prej te cilëve te moshes nga 40-69 vjeç, numri i viktimave prej fillimit te pandemisë ne vend ka shkuar ne 23500.
Ndërkohe vazhdon te mbetet i larte, por konstant rreth 20000, numri i rasteve ditore te infektimeve, ndërsa po ulet numri i te intubuarve qe tashme llogarit ne 576 paciente. Edhe shtrimet ne spitale kane filluar te shënojnë një rënie prej 18%.
Pikërisht te nisur nga këto te dhëna autoritetet shëndetësore greke, pavarësisht numrit te larte te viktimave, kane lehtësuar prej fillimit te kësaj jave disa prej masave kufizuese si lejimi i muzikës ne restorante e bare, apo edhe zgjatja e orarit te funksionimit te tyre.
Ndërkohe sic ka paralajmëruar zedhenesi i qeverise te pavaksinuar do te konsiderohen ata persona qe nuk kane kryer dozen e trete te vaksinimit, nëse kane kaluar 7 muaj nga doza e dyte.
Gjithashtu ministri i shëndetësisë ka paralajmëruar rreth 10000 infermiere e personel mjekësor ne institucionet publike te shëndetit qe janë pezulluar përkohësisht nga puna per arsye se refuzojnë te vaksinohen, se u jepet një afat dy mujor te kryejnë vaksinën, përndryshe do te humbin vendin e tyre te punës ne sistemin kombëtar shëndetësor.
Prej ditës se marte rreth 300.000 greke te pavaksinuar mbi 60 vjeç do te paguajnë per here te dyte, 100 euro si pjese e një gjobe mujore qe ka vendosur qeveria per te gjithë ata persona te kësaj grupmoshe qe refuzojnë te vaksinohen.
Top Channel