Bashkia e Tiranës hap audicionet për të gjithë artistët e rinj të talentuar në një instrument muzikor dhe duan t’i bashkohen Filarmonisë së Tiranës.
Nga data 2 Shkurt në Qendrën Ten janë të ftuar të gjithë instrumentistët që janë në hapat e parë të karrierës së tyre muzikore dhe aspirojnë të bëhen pjesë e orkestrës filarmonike të Tiranës.
Filarmonia, mbështetur nga Bashkia e Tiranës është vazhdimësia llogjike e investimit në fushën e artit e të përmirësimit të kushteve të tij në kryeqytet, ku artistë të rinj të cilët janë tashmë në tregun e punës, por pa mundësi reale angazhimi profesional të vazhdueshëm dhe evolutiv të mund të gjejnë, jo vetëm një hapësirë për tu rritur profesionalisht, por dhe një mundësi për të nisur jetën profesionale në mënyrë dinjitoze.
Përzgjedhja e artistëve të rinj nga mosha 18 deri në 35 vjeç do të zhvillohet me audicione të hapura, ku mundësia për të konkurruar dhe për tu evidentuar do t’i ofrohet cilitdo që aspiron të bëhet pjesë dhe që nuk është tashmë i punësuar në ndonjë tjetër institucion të ngjashëm.
Filarmonia e Tiranës do funksionojë me gjithë parametrat profesionalë që duhet të ketë angazhimi i artistëve që në hapat e para të karrierës së tyre, duke u mbështetur dhe në përvojat që do të sjellin gjithë dirigjentet dhe solistët e ftuar nga vende si Franca, Anglia, Italia, Gjermania, Austria, Spanja, element i rëndësishëm ky për ecurinë e artit tonë të kultivuar.
Top Channel