Gazetarët në kushte të vështira duke ndjekur gjyqin e Metës në Kushtetuese

01/02/2022 11:47

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca ku do të shqyrtohet vendimi i parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Presidenti nuk është i pranishëm në seancë, por përfaqësohet përmes përfaqësuesve të vet ligjorë.

Gazetarët e politikës po ndjekin nga afër këtë gjyq në kushte të vështira për shkak të kushteve atmosferike dhe motit të keq që ka ‘mbërthyer’ vendin.

Aparatet fotografikë, kamera dhe mikrofona mbrohen nga çadrat e shiut, ndërsa pritet përfundimi i kësaj seance për të mësuar më tepër detaje.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni fotot e shkrepura:

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA