21/12 22:27
Mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca ku do të shqyrtohet vendimi i parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Presidenti nuk është i pranishëm në seancë, por përfaqësohet përmes përfaqësuesve të vet ligjorë.
Gazetarët e politikës po ndjekin nga afër këtë gjyq në kushte të vështira për shkak të kushteve atmosferike dhe motit të keq që ka ‘mbërthyer’ vendin.
Aparatet fotografikë, kamera dhe mikrofona mbrohen nga çadrat e shiut, ndërsa pritet përfundimi i kësaj seance për të mësuar më tepër detaje.
Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni fotot e shkrepura:
Top Channel