Mbrëmjen e kaluar, në dhomën e suitës u mblodhën Arjola, Beniada e Monika që po i qëndronin pranë Einxhelit, e cila po merr veten pas incidentin që pati me krahun.
Ajo guxoi që të linte spitalin dhe të kthehej në shtëpi për të vijuar lojën, por thotë se një prej djemve, që duket se i referohet Ilirit dhe Donaldit, do të shkojë në finale.
Einxhel: Një nga çunat shkon, nuk e di pse. Do ishte në fund sic ka qenë gjithë këto javë, cdo gjë mes atyre të dyve.
Beniada: Mund të jetë kështu, por mund dhe të mos jetë asnjëri, nuk i dihet. Loja është lojë për këtë arsye. Në lojë të gjithë gjërat mund të jenë.
Einxhel: Edhe e thashë sot në dhomën e rrëfimit që vërtetë Big Brother ka qenë një sfidë dhe një lojë shumë e fortë, por mendoj që provën më të fortë, unë me të gjithë të tjerët po e kalojmë këto ditë me krahun tim. Është një anë humane e banorëve që kanë ngelur.
Beniada: Ka qenë gjithmonë.
Top Channel