Miss SHBA bie për vdekje nga ndërtesa 60-katëshe disa orë pas mesazhit të pakuptueshëm në Instagram (fotot)

31/01/2022 15:27

Ish Miss SHBA, 30 vjeçarja Cheslie Kryst ka rënë drejt vdekjes nga një ndërtesë e lartë në New York City mëngjesin e djeshëm, disa orë pas postimit të një mesazhi në rrjetet sociale ku shkruante: “Ju sjelltë kjo ditë qetësi e paqe”.

Kryst ishte avokate dhe punonte dhe si korrespondente në programe televizive. Ajo kshite fituar konkursin e bukurisë së SHBA në 2019 dhe përdori platformën për të promovuar reformën  e drejtësisë shoqërore e kriminale.

Kryst kishte apartamentin e saj në katin e nëntë të ndërtesës luksoze në qendër të Manhattan, dhe besohet se është hedhur nga kati i 29-të i ndërtesës 60-katëshe mëngjesin e djeshëm. Ajo u gjet e vdekur në trotuarin e mbuluar nga bora.

Ajo u hodh nga një zonë e ndërtesës që ishte e hapur për të gjithë banorët dhe herën e fundit ishte parë e gjallë në tarracën e katit të 29-të, thanë burimet.

Disa orë më herët Kryst kishte shkruar në faqen e saj në Instagram: “Ju sjelltë kjo ditë qetësim e paqe”.

Policia gjeti në apartamentin e saj një letër ku thoshte se i linte gjithçka nënës së saj, edhe ajo ish fituese e konkurseve të bukurisë.

Në letër nuk kishte shpjegime për veprimet e saj.

Më parë Miss Karolina e Veriut, Kryst fitoi dhe kurorën e the Miss USA me një fusan të shkëlqyeshëm me krahë, që i bënte homazh Maya Angelou me këngën ‘I Know Why the Caged Bird Sings'(E di pse këndon zogu në kafaz).

Kryst kishte lindur në Jackson, Michigan, nga një baba i bardhë polako-amerikan dhe nënë afro-amerikane, kjo e fundit April Simpkins, ish-fituese e Miss North Carolina në 2002.

Në një deklaratë familja e Kryst e përshkruante atë si “një frymëzuese e të tjerëve me bukurinë dhe forcën e saj”.

FOTO GALERI
1/11
Ish Miss SHBA, 30 vjeçarja Cheslie Kryst ka rënë drejt vdekjes nga një ndërtesë e lartë në New York City

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA