Vendimi për zgjedhjet u publikua një ditë para mbarimit të afatit, sot ‘tik-tak’-u i fundit në garën për kreun e PD, Berisha kandidat i vetëm 30/04 08:14
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit janë prova e radhës për kryedemokratin Lulzim Basha.
E djathta do të jetë e përçarë në garën për kryetar bashkie në gjashtë bashki, teksa Grupi i Rithemelimit, i ngritur nga Sali Berisha do të dalë më kandidatët e tij.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka ironizuar situatën në PD-në.
“Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen?”, pyet Spiropali.
Top Channel