Një nënë e pesë fëmijëve nga Kalifornia ka vdekur pas një rënie makabre nga autobuzi i ditëlindjes së saj të 30-të ku po festonte me familjarët e miqtë, thonin të afërmit e sja të shtangur.
29 vjeçarja Heather Garcia, po kërcente në autobuzin e festës të shtunën vonë kur papritur ishte rrëzuar dhe kishte rënë në autostradën 101 në qendër të Los Angeles ku u godit nga një tjetër automjet në ardhje, raportonte rrjeti CBS Los Angeles .
Gruaja tragjike kishte pesë fëmijë nga 1 deri në 10 vjeç. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet.
Garcia, e cila bëhej 30 vjeçe të hënën, po zbavitej në autobuzin e festës me miqtë e familjarët, mes të cilave dhe mbesa e saj që gjithashtu kishte ditëlindjen.
“Ata kishin dalë me autobuzin, sipas informacioneve që kanë, ajo ishte duke kërcyer dhe ra”, tha i shtangur vëllai i gruas Juan.
Gruaja fatkeqe ishte rrëzuar duke u përplasur te dera e autobuzit, e cila ishte hapur nga forca, duke lënë të binte jashtë viktimën, tregon vëllai i saj.
“Nuk e di sesi u hap dera, askush nuk e di sesi dera u hap. Dera nuk duhet të ishte hapur”, shtoi ai.
Garcia lë pas bashkëshortin e saj Rafael Corral, dhe pesë fëmijët e vegjël të çiftit.
“Ajo që besonim se do të ishte një mbrëmje zbavitëse ishte një fund tragjik për ne”, shkruante Corral në një faqe online për mbledhje të kontributeve.
“Ajo kishte një zemër të madhe, ishte shkëmbi im, shoqja ime më e mirë, ajo na mbante bashkë për ne dhe familjen”.
“Kjo duket sikur doli nga një makth,” shkruan më tej Corral.
Shoferi i mjetit që tragjikisht goditi Garcia në rrugë, ndaloi dhe bashkëpunoi me hetimet e autoriteteve, sipas rrjetit KABC. Autoritetet nuk kanë njoftuar për akuza të ngritura.
Top Channel