Bujqësia vazhdon të mbetet një nga sektorët më të paformalizuar në ekonomi, ndërsa ishte edhe sektori i vetëm që tremujorin e dytë të 2021-it kishte rritje negative, kur të gjithë degët e tjera të ekonomisë po rimëkëmbeshin.

Ky sektor ka mbetur prapa edhe në procesin e fiskalizimit. Eksperti Mateo Spaho shpjegon se qeveria duhet të gjendet pranë fermerëve në këtë situatë.

Sipas tij fokusi me i madh duhet të drejtohet tek grumbulluesit.

“Janë ata që duhet të bëjnë presionin tek bizneset, përndryshe është e kotë. Ata po marrin subvencione si prodhues.”

Në kushtet kur mungon fiskalizimi, prodhuesit bujqësorë do mbeten jashtë skemave mbështetëse të qeverisë. Inkurajimi i këtij procesi është jetik për sektorin që punëson rreth 40% të popullsisë. Informaliteti i këtij sektori shkatërron edhe zinxhirin e tatimit duke favorizuar vetëm tregtarët e mëdhenj të shumicës, që më pas abuzojnë me çmimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA