62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon disa prej opinioneve të qytetarëve për nismën.

62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar💌

Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar🇦🇱 përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al🌐
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë🇦🇱

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë nismën e quajtur Këshillimi Kombëtar drejtuar qytetarëve për 12 çështje të cilat ai i quan të rëndësishme dhe kërkon opinionin e tyre.

Duke nisur nga ashpërsimi dënimit atyre që kryejnë krime ndaj fëmijëve dhe përsërisin dhunën në familje, legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, shtim ndëshkimi për kompanitë në evazion fiskal. Çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave.

Top Channel