Dy shtetas janë gjetur pa shenja jetë këtë të diel në Fier dhe Lushnjë.
Policia njofton se rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj” të Fierit, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, 36-vjeçari me iniciale E. M. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shenja dhune, por dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim që nga data 19 janar, pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa në Mallakastër.
Ndërkohë, rreth orës 16:50, në afërsi të Rotondos së fshatit Kolonjë në Lushnjë, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete 84-vjeçari me inciale E.G. Sipas ekzaminimeve paraprake, i moshuari nuk ka shenja dhune dhe shkak i vdekjes mund të jenë shkaqe natyrale.
Top Channel