Fundi i afatit kalimtar të janarit ka ardhur dhe skuadrat tani po përshpejtojnë për të bërë goditjet e mëdha.
Bayern Munich do të mbetet në verë pa mbrojtësin gjerman Nicklas Sule i cili ka vendosur të largohet i lirë pas përfundimit të sezonit.
Por bavarezët janë duke tentuar që tani në janar të marrin një mbrojtës dhe dëshira e madhe është braziliani Bremer.
24-vjeçari ka treguar formë të lartë në tri vitet e fundit me fanellën e Torinos në Serie A duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Duke parë se në verë për lojtarin është konkurrenca edhe më e madhe dhe çmimi i tij mund të rritet, Bayerni po mendon tani transferimin e tij.
Mediat gjermane kanë raportuar se pritet që Bayerni të bëj një ofertë zyrtare në drejtim të Torinos gjatë 48 orëve të ardhshme për të nënshkruar me brazilianin.
Besohet se një shumë prej 25 milionë eurove do të bënte që Torino të pranonte largimin e qendërmbrojtësit të fuqishëm.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe Chelsea, Milan, Inter, Newcastle United dhe Manchester United.
Top Channel