Nëse shpesh ndiheni të pafuqishëm, ndjeni ngurtësi në kyçe, keni dhimbje koke ose siklet në bark, me shumë mundësi keni rritje të nivelit të mykut në sistemin tretës. Është normale që të keni prani të mykut në sistemin tretës,por kur nivelet e tij rriten shumë, kjo mund të shkaktojë grumbullim të toksinave, ulje të energjisë, ngadalësim të metabolizmit dhe rritje të inflamacionit.

Gjithashtu nivelet e larta të mykut mund të shkaktojnë një infeksion mykotik. Ja disa mënyra si ta mbani atë nën kontroll me anë të ushqimit.

Shtoni Kanellë në ushqimet tuaja
Konsumoni 1/2 lugë çaji me kanellë çdo ditë,duke e përdorur atë në ushqime ose pije të ndryshme si tosti,kafeja ose të përzier në kos. Kjo do të ndihmojë duke ndaluar riprodhimin e qelizave mykotike dhe rritjen e mykut brenda dy javësh.

Konsumoni më shumë brokoli
Tre gota brokoli në javë ka treguar se detyron qelizat e mykut zorrëve të zhduken 50 % më shpejt se normalja. Kur përbërësit e squfurit në brokoli absorbohen nga qelizat e mykut,ato shpejtojnë plakjen e këtyre qelizave.

Përdorimi i probiotikëve
Një kapsulë ditore me përzierje probiotike mund të zvogëlojë sasinë e mykut në sistemin e tretjes deri në 37%,raporton revista Critical Care Medicine. Këto baktere të shëndetshme prodhojnë acide që vrasin mykun gjatë kontaktit me të.

Përdorni vajin e kokosit
Ky vaj i shëndetshëm është i pasur me dy antifungale natyrore të quajtura acide laurike dhe kaprilike,të cilat shkatërrojnë deri në 45 % të qelizave të mykut duke depërtuar murin e tyre mbrojtës . Doza e provuar nga është: dy lugë vaj kokosi të parafinuar çdo ditë,në vend të yndyrnave të tjera.

Ndërprisni konsumin e ëmbëlsirave
Qelizat mykotike e duan sheqerin,kështu që kjo është një mënyrë e thjeshtë për të ndaluar rritjen e tyre. E keni shumë të vështirë? Marrja e 1,500 mg. e aminoacidit L-glutamine çdo ditë për katër javë, ka treguar se mund të ulë dëshirën për ëmbëlsira. Në këtë mënyrë, rreth 75 % e njerëzve kanë arritur të përshtaten me një dietë me sheqer më të ulët,thonë studiuesit e Universitetit të Misurit./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA