Liderë të djathtë nacionalistë si hungarezi Viktor Orban dhe ajo franceze Marine Le Pen erdhën sot në samitin e tyre ‘Të mbrojmë Evropën’ në Madrid.
Samiti i kësaj jave do të përfshijë drejtues të partive të djathta evropiane duke përfshirë dhe atë spanjolle Vox.
Takimi vjen dy muaj pas një mbledhjeje të ngjashme në Varshavë në dhjetor, i ndjekur nga takimi i sotem organizuar nga partia Vox, e treta më e madhe në parlamentin e Spanjës.
“Qëllimi është të vazhdojmë punën e nisur në samitin e Varshavës, pra të mbrojmë Evropën ndaj kërcënimeve të brendshme, duke ofruar një alternativë ndaj tendencave globaliste”, tha kreu i Vox.
Mes të tjerë përfaqësuesve ishin kryeministri polak Mateus Moraviecki, kandidatja presidenciale franceze Le Pen, dhe liderë të djathtë nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Estonia, Lituania, Rumania e Holanda.
Nga grupi i mëparshëm mungon kreu italian i Legas, Mateo Salvini, që ka ndryshuar drejtim duke u bashkuar me qeverinë aktuale në vend.
Top Channel