Kanada/ ‘Karvani i Lirisë’ i kamionistëve anti-vaksina dhe mbështetësve parkohen para parlamentit në Otawa (fotot)

29/01/2022 21:47

Turma e kamionistëve kandezë ishin parkuar sot në Parliament Hill në qendër të kryeqytetit kandez Ottawa për të protestuar kundër vaksinimit të detyruar për shoferet.

Demonstrues mbështetës të grevës marshuan gjithashtu para kryeministrisë dhe zyrës së Justin Trudeau me flamurë kanadezë, të rajonit të Kebek dhe flamurë amerikanë, kundër detyrimit të vaksinimti për të kaluar kufirin Kanada-SHBA.

Me kamionët e parkuar para ndërtesave qeveritare, protestuesit mbanin në dorë kopje të Kushtetutës dhe librave të të drejtave, shkruante e përditshmja vendase Toronto Sun .

Në të tjera rajone kanadezët tregonin solidaritet me mijëra kamionistët që janë bashkuar në protestë drejt kryeqytetit Otawa kundër vaksinimit të detyruar të shoferëve për kalimin e kufirit me SHBA.

“Kam ardhur të falenderoj kamionistët që po i kushtojnë protestës kundër vaksinimeve kohën dhe paratë e tyre. Nuk duam të vaksinohemi me detyrim, kjo duhet të jetë një zgjedhje personale”, tha protestuesja Louise.

“Të gjitha pasaportat e vaksinës duhet të hiqen, ato janë një ndërhyrje në jetën dhe privatësinë tonë”, shtoi ajo.

Lëvizja e nisur disa ditë më parë vjen në kundërpërgjigje të kërkesës së qeverisë për vaksinimin e detyruar të shoferëve të kamionit për kalimin e kufirit me SHBA.

Prej 15 janarit Kanadaja i kishte kërkuar punonjësve të shërbimeve thelbësore, të cilët më parë ishin të përjashtuar, të jenë të vaksinuar.

Grupi i kamionistëve arrin në disa mijëra dhe po vijon rrugën drejt kryeqytetit Ottawa.

Liderët e grupit kanë bërë thirrje për protestë paqësore por në media përsëritet alarmi për akte dhune nga grupe që kanë kërcënuar më herët.

Top Channel