Ka përfunduar në gjykatën e Durrësit seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit kryesor Arlen Hasanaj për vendosjen e eksplozivit në portën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Gjykata e vleftësoi të ligjshëm arrestin ndaj 34-vjeçarit dhe caktoi ”arrest në burg” për të. Avokati i mbrojtjes e cilësoi një vendim të pabazuar në ligj pasi Hasanaj ka qenë në një qendër tregtare në Tiranë dhe kjo provohet me pamjet e kamerave të sigurisë.
Sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë për të mbështetur akuzën, ndaj vendimi do të ankimohet. Ndërkohë avokati ka pranuar se në dorën e djathtë klienti i tij ka një dëmtim, po që nuk ka lidhje me përdorimin e lëndës plasëse.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, nën masa të larta sigurie.
Top Channel