Ushtria e Suedisë nis manovra/ Zelenski i kërkon Perëndimit ‘të shmangë panikun’ (fotot)

28/01/2022 19:54

Forca të ushtrisë suedeze në ishullin strategjik Gotland, në Balltik, nisën sot manovra ushtarake për rritjen e kapaciteteve prej tensioneve të luftës në rajon.

Avionë gjuajtës suedeze Gripen, tanke e topa të rëndë ishin mobilizuar në ushtrimet që shtojnë alarmin e konfliktit.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i bëri thirrje sot Perëndimit të shmangë krijimin e “panikut” përballë situatës së nderë me trupat në kufi.

“Nuk kemi nevojë për panik,” tha Zelensky në një konferencë me mediat e huaja, duke theksuar nevojën e stabiolizimit të ekonomisë së dëmtuar të vendit.

Ai shtoi se kërcënimi aktual nuk është më i madh se akumulimi i trupave ushtarake në këtë zonë pranverën që shkoi.

“Kemi sinjale se nesër do të ketë luftë, madje edhe nga lider të respektuar. Përse ky panik? A e kuptoni sa i kushton kjo vendit tonë?”, tha Zelinski.

Tentativa e liderit ukrainas për të ulur tensionet vjen pas një komenti nga presidenti amerikan i cili tha sot se “pushtimi i Ukrainës nga Moska do të ndodhë këto ditë”.

Por Zelensky tha se rreziku më i madh për Ukrainën është destabilizimi i situatës brenda vendit.

Perëndimi thotë se Rusia ka dislokuar mbi 100,000 trupa e mjete përgjatë kufirit me Ukrainën dhe kërcënon me sanksione në rast sulmi.

SHBA, Britania e Australia kanë shtuar alarmin në Kiev duke larguar familjet e diplomatëve nga ambasadat.
Ukraina lufton një konflikt separatist në lindje kundër militatëve pro-rusë që prej vitit 2014 që ka marrë më shumë se 1o,000 jetë.

FOTO GALERI
1/3
Forca të ushtrisë suedeze në ishullin strategjik Gotland, në Balltik, nisën sot manovra ushtarake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA