![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/Rubio-e-Musk-660x372_sd-800x450.jpg)
Pilula antivirale e Pfizerit kundër koronavirusit mori dritën jeshile të rregullatorit evropian të barnave, EMA, që e përshkroi si një ndihmesë më shumë e të rriturve nga të sëmurit rëndë prej Covid 19-tës.
Të gjithë vendet e botës po përpiqen këto kohë ta shtojnë arsenalin e tyre të mjeteve në luftën kundër variantit Omicron.
Aprovimi i EMA-s i lejon shtetet anëtare të BE-së të nisin përdorimin e ilaçit.
EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.
Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së e autorizoi një ditë më parë medikamentin e kësaj firme kundër COVID-19 për grupin e pacientëve mbi 18 vjeç me rrezikshmëri të lartë.
Më herët, ajo kishte dhënë OK-in edhe një trajtimi të ngjashëm të Pfizer, Paxlovid, për pacientët me rrezikshmëri të lartë mbi 12 vjeç.
Ilaçi i kompanisë Merck, molnupiravir, i zhvilluar me kompaninë Ridgeback Biotherapeutics, redukton shtrimet në spital dhe vdekjet me rreth 30%, sipas një prove klinike mes individëve me rrezikshmëri të lartë në fazat e para të sëmundjes.
Të dyja pilulat Merck dhe Pfizer mund të jenë trajtime premtuese për ata që janë të sëmurë me COVID-19, veçanërisht në kushtet e përhapjes së shpejtë së Omicronit, që ne shumë pjesë të botës po kthehet në variantin dominues.
Top Channel