Në spektaklin e së martës, Fifi surprizoi Monikën. Por në takimin me banorët, i dha mbështetje Donaldit duke i kërkuar që të luajë për të fituar.
Kjo nxiti diskutime tek banorët, mes të cilëve Arjola u shpreh se nuk është ndjerë mirë se të njëjtën gjë ia ka thënë edhe asaj kur po linte shtëpinë.
Por Monika rrëfeu se nuk e merr për keq dhe është e lumtur që ka fituar një mike.
Monika: Pati një moment që nga emocion shumë i madh që gati jam mpirë dhe nuk kam dëgjuar thuajse asgjë. Dhe me ty e kisha problem se nuk ju dëgjoja mirë. Kur gocat kanë diskutuar, po i thoja që nuk e kam dëgjuar. Nuk mendoj asgjë të keqe. Ajo ka të drejtë t’ia urojë dhe Donaldit, Arjolës e mua një gjë të tillë. Unë kam fituar një mike.
Top Channel