Tërheqja nga NATO/ Plas “lufta” në Kroaci: Qeveria përplaset me Presidentin

27/01/2022 13:11

Në mes të krizës në Ukrainë, Kroacia bën një manovër ushtarake që ka befasuar shumëkënd: një operacion konfuz, i cili vuri përballë njëri-tjetrit presidentin e vendit, Zoran Milanoviç dhe ministrin e jashtëm, Gordan Grlić-Radman.

Milanoviç deklaroi se vendi do të tërhiqte trupat e tij nga forcat e NATO-s në Evropën Lindore nëse do të kishte një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë për Ukrainën. Ky pohim i ish liderit social-demokrat u kundershta ashpër nga Grlić-Radman, anëtar i qeverisë së djathtë kroate. Rezulton që forcat kroate në Poloni janë kthyer tashmë në shtëpi në fund të një dislokimi rutinë – siç dëshmohet dhe në faqen e internetit të ministrisë kroate të mbrojtjes.

Grupi luftarak i NATO-s në Poloni shkroi disa ditë më parë në Twitter se do të mirëpriste “së shpejti” një kontingjent të ri kroat. Por gazeta kroate Jutarnji List raportoi më pas se vendi nuk ishte planifikuar të dërgonte një njësi të re këtë vit – kështu që nuk do të ketë trupa për të tërhequr nëse do të ndodhë pushtimi rus i Ukrainës në javët apo muajt e ardhshëm. Milanoviç ka një marrëdhënie të ashpër me qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe është përplasur vazhdimisht me anëtarët e saj.

Qëndrimi i tij shkaktoi konfuzion edhe për faktin që ndonëse presidenti shërben si komandant i përgjithshëm i ushtrisë, marrëdhëniet me NATO-n trajtohen nga ministria e mbrojtjes, me miratimin e parlamentit. Sipas disa raportimeve të medieve lokale, MilanoviN e pohoi hapur edhe një vizitës në një fabrikë se Kroacia nuk do të përfshihet në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Kroacia nuk do të dërgojë trupa në rast të përshkallëzimit. Përkundrazi, do të tërheqë të gjitha trupat, deri tek ushtari i fundit kroat”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA