Spiropali-opozitës: Flisni për krime gjithë ditën por këtu nuk sillni asnjë propozim

27/01/2022 11:40

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u kërkoi deputetëve të opozitës të sjellin propozime konkrete për mënyrën si mund të luftohen krimi dhe korrupsioni në vend.

Akuzave të deputetëve demokratë në seancën e sotme plenare, se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe se kriminelët veprojnë lirshëm, Spiropali u përgjigj duke thënë se “duke propozime konkrete”.

Flisni për krimi dhe krime gjithë ditën por këtu asnjë propozim. Pse nuk i thoni këtu? Po bëjmë  një hapa para në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit”.

Ministrja foli për mungesën e etikës, që sipas saj karakterizon Partinë Demokratike, duke nisur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe të gjithë deputetët e tjerë.

Asnjë shqiptar që njeh historikun e betejave tuaja me ne, pa asnjë kod etike. Është më mirë të ndryshoni gjuhë. Të ndryshoni mjetet dhe ndoshta keni ndonjë shans”, tha Spiropali.

Spiropali iu përgjigj dhe akuzave Bashës se mazhoranca po pengon punën e komisioneve hetimore.

“U vërtetua që është kryetari i PD, përmes një vërtetimi gjykate, urime, përsërit të njëjtat fjalime, por i ndryshon paragrafët, i kujtoj kryetarit me pullë që mbetet tek pullë, Basha të sqarojë pozicionin e tij brenda partisë në raport në shqiptarë dhe më pas që të kërkojë në Kuvend llogari, ne kemi kërkuar që të ngrihet komisioni hetimor, ju keni pasur punë të brendshme, zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin një masakër zgjedhore, por ishin humbja juaj e radhës, sa më shpejt ta pranoi aq më shpejt do ndryshoni”, tha deputetja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA