“S’më ul dot Basha në karrigen e fundit”/ Luan Baçi debat në Kuvend: Më kanë ndryshuar vendin, më thanë shko në korridor

27/01/2022 10:26

Në nisje të seancës së Kuvendit, deputeti demokrat Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës, tha se i kanë ndërruar vendin.

Baçi tha se askush nuk mund t’ja ndërrojë vendin, pasi ai është zgjedhur aty nga demokratët.

‘Edhe në seancën e kaluar, ne kërkojmë fjalën, ju ose bëni sikur s’shikoni ose neglizhoni. Të hënën kaluar në seancë u paraqita në kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkresë për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni.

Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin e ke në korridor dhe do të rritsh në korridor. Emrin dhe karrigen nuk ma ka caktuar as Basha, mua me përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët. Sa për dijeninë tuaj, unë jam deputeti më i votuar në qarkun e Fierit, më përjashtojnë vetëm demokratët dhe jo ju e Bashën.’- tha Baçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA